Mjek Gastrohepatolog

Prof.Dr. Ilir Bibolli

Prof.Dr. Ilir Bibolli

Mjek Gastrohepatolog

Prof . Dr Ilir Bibolli është një mjek shumë i njohur në fushën e shërbimit shëndetësor Shqiptar. Ai është një personalitet i shquar në diagnozën dhe trajtimin e sëmundjeve të organeve të barkut, në Gastroenterologji dhe Hepatologji. Fusha më e ngushtë e ekspertizës së tij është Endoskopia Digjestive, Fibrogastroskopia dhe Kolonoskopia.

Ai është një nga studentët ekselentë të Universitetit të Mjekësisë, të shkollës së Mjekësisë Interne, shkollës së Gastroenterologjisë dhe Hepatologjisë të përfunduara me rezultate të shkëlqyera. Ka studiuar në Universitetin Katolik të Leuven në Belgjikë për 1 vit në Endoskopinë Digjestive dhe më vonë në Romë, Miçigan etj. 

Krahas punës si specialist dhe pedagog prej 34 vitesh në Universitetin e Mjekësisë, Prof. Iliri është autor e bashkautor në shumë punime, artikuj, postera, abstrakte si brënda edhe jashtë vendit.
 
Në personalitetin e Prof. Dr. Ilir Bibollit, përfshihen edhe interesa të gjera dhe njohuri të shumta në fushën e kulturës, arteve, sportit, shkencës në përgjithësi, për të cilat spikat tek ai saktësia dhe inteligjenca në bisedat me njerëz e kolege, te të cilët gëzon respekt dhe konsideratë.
 
Eksperienca e gjatë, talenti në diagnozën dhe mjekimin e sëmundjeve, kultura e gjerë, natyra shumë e dashur dhe komunikuese me të gjithë, na nderon që e kemi pjesë të stafit të klinikës tonë, në funksion dhe në shërbim të pacientëve.