Kirurg i Përgjithshëm

Prof.Dr. Etmont Celiku

Prof. Dr. Etmont Celiku

Kirurg i Përgjithshëm

Është një personalitet i shquar, kirurg i mirënjohur e i talentuar e mbase më i miri në shërbimin kirurgjikal Shqiptar.
Prof. Çeliku është ai lloj mjeku që nuk ka shumë nevojë për prezantim, sepse emri i tij përhapet bashkë me erën, përmes falenderimeve të pacientëve e familjarëve të tyre, kudo nëpër Shqipëri.

Prof. Çeliku ka përfunduar studimet në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë me rezultate të larta. Menjëherë pas mbarimit të studimeve, ai vazhdoi më tej specializimin në Klinikat Universitare Kirurgjikale në QSUT. Hershëm Çeliku u dallua si mjek kirurg i ekselencës, me talent të veçantë e të spikatur, shumë i vlerësuar nga profesorët e kolegët e tij.

Në fakt, rrugëtimi i Prof. Çelikut si kirurg, ka filluar hershëm, qysh në vitin e tretë të studimeve universitare, me pjesëmarrje dhe asistenca të shumta në operacione, përkrah profesorëve të shquar P.Gace, R. Golemi, G. Velcani etj. Dora e tij dallonte kjartaz në prerjet, lidhjet, qepjet, nga finesa në proçedurat kirurgjikale në tërësi. Me kohë, stili I tij i punës u shndërrua në…SHKOLLA E PROF. ÇELIKUT…

Studimet e thelluara, doktor Çeliku i ka vazhduar në vite. Fillimisht ai studioi në Francë e më tej në Itali, Gjermani, SHBA etj. Metodikat e reja kirurgjikale, ai i perfeksionoi dhe i aplikoi me shumë kurajo e me sukses në klinikat kirurgjikale në QSUT.

Fusha e ekspertizës dhe interventit kirurgjikal të Prof. Çelikut është kirurgjia e përgjithshme, pra e organeve të barkut. Nga viti 2008 e në vazhdim, ai ka qënë Shefi i Shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme. Janë me mijëra pacientët e operuar dhe shëruar nga duart e arta të tij. Janë jo të pakët në numër edhe pacientet e operuar në mushkëri, zemër, gjymtyrë etj, kur urgjenca kirurgjikale e pacientit e ka thirrur në shpëtimin e jetës njerëzore.

Nga fillimi dhe aktualisht, ai vazhdon të punojë si pedagog, anëtar i stafit akademik të Universitetit të Mjekësisë e prej shumë vitesh Shef i Departamentit të Kirurgjisë, i përkushtuar në punën mësimore me studentët, specializantët dhe punën kërkimore shkencore. Mbi këtë bazë, Prof Etmont Celiku është hartues tekstesh mësimore si edhe një numri të madh artikujsh, referate, postera, abstrakte, në konferenca e aktivitete brenda e jashtë vendit.

Si njeri me zemër të madhe, Prof. Çeliku është kolegu, bashkëpunëtori, mësuesi e mbështetësi i të gjithë stafit që ai drejton. Si i tillë, ai gëzon respektin dhe dashurinë e tyre dhe të gjithë personelit në QSUT e kudo ku dëgjohet e njihet emri i tij.

Në hyrje të klinikës tonë YMC, do të ndeshni dhe lexoni shprehjen Kirurgjia është art. Eshtë kjo shprehja dhe maksima e Prof.Etmont Çelikut, që e udhëheq atë në çdo operacion, gjatë gjithë jetës së tij mbi 40 vjeçare si kirurg!
Me këtë moto në shërbim të jetës, gjithmonë i ushqyer me libra e dije, me mendje të shëndoshë e duar të arta, Prof. Çeliku ka punuar e vazhdon të punojë, me energji që kurrë nuk i shterojnë. Prof. Dr. Etmont Çeliku, ÇELIKUN sic e njohin të gjithë, e takon një herë, e ke mik përherë.
Nder dhe krenari për ne që e kemi në klinikën YMC!

Biografia

1979 ka përfunduar studimet në Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë Tiranë.

1983 ka përfunduar specializimin për Kirurgji të Përgjithshme në Spitalin Universitar Nënë Tereza.

1990 ka kryer një intership për Kirurgji Onkologjike në Institutin Nacional Regina Elena Rome Itali.

1992-1993 Intership për Kirurgji të Përgjithshme në Spitalin Broussais Paris Francë.

2000 Intership për Kirurgjinë e Emergjencave në Universitetin Mjekësor George Washington DC në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

2009 Intership në Kirurgji të përgjithshme në Klinikën Manheim Gjermani.

Gjatë gjithë këtyre viteve ka prezantuar kërkime shkencore në kongreset brënda dhe jashtë vendit.

 

Grada Shkencore

Viti 2007 merr titullin Profesor në Kirurgjinë e Përgjithshme

Gjatë gjithë këtyre viteve është vërejtur një aftësi ekselente në krjimin dhe mbajtjen e raporteve afatgjata besueshmerie me pacientet.