Telefon

(+355) 696277162

FIBROGASTROSKOPIA në Your Medical Clinic

FIBROGASTROSKOPIA është një proçedurë përmes të cilës mund të shihet me sy të lirë: esofagu, stomaku, duodeni dhe disa cm me tej. Eshtë një ekzaminim i thjeshtë, që në mënyrë standarte zgjat pak minuta dhe nuk shkakton traumë te pacienti.

Proçedura në fjalë realizohet nga mjekë ekspertë, të mirëtrajnuar në këtë fushë.  Apareri është i hollë dhe kalon përmes gojës dhe esofagut, në stomak e duoden. Figura që përftohet transmetohet ne një ekran tv, me cilësi të lartë, si pamje reale. Saktësia diagnostike është maksimale në sajë të  cilësisë së figurës dhe mundësisë që krijon kjo proçedurë për të marrë biopsi.

Ndërkohe që realizohet fibrogastroskopia, pacienti është i asistuar nga ekipi mjekësor dhe infermierët, i monitoruar në parametrat vitale dhe nën efektin e ilaçeve paraprëgatitëse, që e bejnë proçedurën të pandjeshme.

Disa nga sëmundjet që diagnostikohen përmes fibrogastroskopisë janë: gastritet, ulçerat, polipet, kanceri, refluksi.

Përmes saj mund të kuptohen me mirë: dhimbjet në lukth, të vjellat, vështirësia në gëlltitje, hemoragjia në vjellje apo jashtëqitje, çregullime të peshës, oreksit e shumë shenja të tjera klinike.


Përmes fibrogastroskopisë mund të kryhen edhe një seri ndërhyrjesh terapeutike, të cilat e zgjerojnë akoma me shumë fushën e përdorimit të saj. Për keto arsye, fibrogastroskopia është një proçedurë e zgjedhur që rekomandohet shpesh, duhet të kryhet dhe nuk duhet të mënjanohet.