Dr. Shk. Eliverta Konda

Mjeke Kardiologe

Dr. Shk. Eliverta Konda ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë Tiranë në 1992 me rezultate të shkëlqyera dhe më pas ka kryer specializimin pasuniversitar në kardiologji.

Prej 1995, ajo ka dhënë kontributin e saj si mjeke kardiologe pranë QSUT.

Punime shkencore, trajnime dhe specializime të shumta pasurojnë CV-në e saj, ndër të cilat vlen për t’u përmendur disertacioni për marrjen e grades shkencore “Doktor” në 2017 me titull: “Korrelacioni midis çrregullimeve të ritmit dhe aksidentet cerebrovaskulare”.

Ajo numëron gjithashtu një sërë artikujsh shkencore si autore e bashkeautore të publikuara në revista prestigjoze mjekësore brenda dhe jashtë vendit.

Dr. Shk. Eliverta Konda merr pjesë aktive në kongrese dhe konferenca kombëtare e ndërkombetare si dhe është anëtare e shoqatave të ndryshme mjekësore si dhe Urdhërit të Mjekut në Shqipëri.

Me një eksperiencë të gjatë në fushën e kardiologjisë, ajo ofron vizita mjekësore dhe eko kardiake transtorakale në klinikën Your Medical Clinic.