Po, rekomandohet të rezervoni një konsultë për të siguruar që të mund t'ju shërbejmë në kohën më të përshtatshme për ju.
Ju mund të rezervoni një konsultë përmes telefonit në (+355) 696277162 ose përmes email-it në [email protected].
Kolonoskopia është një procedurë e cila i mundëson një mjeku (zakonisht një gastroenterolog) të imazhojë dhe ekzaminojë drejtpërdrejt të gjithë zorrën e trashë. Është efektiv në diagnostikimin dhe/ose vlerësimin e çrregullimeve të ndryshme gastrointestinale (p.sh. polipet e zorrës së trashë, kanceri i zorrës së trashë, divertikuloza, sëmundjet inflamatore të zorrëve, gjakderdhja, ndryshimi i zakoneve të zorrëve, dhimbjet e barkut, obstruksioni dhe radiografia jonormale ose skanimet CT). si në ofrimin e terapisë (për shembull, heqja e polipeve ose kontrolli i gjakderdhjes). Përdoret gjithashtu për depistimin e kancerit të zorrës së trashë. Avantazhi kryesor i kësaj teknike është se ajo lejon imazhin e gjetjeve jonormale dhe gjithashtu terapinë ose heqjen e këtyre lezioneve gjatë të njëjtit ekzaminim. Kjo procedurë është veçanërisht e dobishme për identifikimin dhe heqjen e polipeve prekanceroze.
Fibrogastroskopia (FGS) - ky është një ekzaminim i ezofagut, stomakut dhe duodenit (përkulja e parë e zorrës së hollë). Një tub i hollë fleksibël (fibrogastroskopia) kalon përmes gojës, kalon në ezofag dhe arrin në stomak dhe duodenum, duke kërkuar sëmundje të këtyre organeve si: sëmundja e refluksit gastroezofageal, ulçera peptike dhe ulçera duodenale, tumore beninje dhe malinje. Fibrogastroskopia i lejon specialistët të marrin mostra për histopatologjinë (për verifikim diagnostik), si dhe të kryejnë procedura të ndryshme terapeutike (për trajtimin e duhur).
Indikacionet për kryerjen e Fibrogastroskopisë:
Fibrogastroskopia caktohet pas ekzaminimit nga një specialist dhe kryhet kryesisht me këto indikacione: vështirësi në gëlltitje, ënjtje dhe dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, të përziera, të vjella etj.
Përgatitja dhe performanca:
Ekzaminimi bëhet me stomakun bosh, kështu që pacienti nuk duhet të hajë të paktën 10 orë para procedurës. Është një ekzaminim i shkurtër që zgjat rreth 5-15 minuta.
Në fillim, goja dhe fyti i pacientit anestezohen me anestezi lokale. Në gojë vendoset një mbrojtës për të mos lënduar instrumentin dhe gradualisht kalon përmes tij në ezofag, stomak dhe në fillim të duodenit. Procedura është absolutisht pa dhimbje. Ndjenja e lehtë e mundshme e të përzierave.
1 - Si duhet të ushqehemi nëse vuajmë nga sëmundja ulçeroze?
Në përgjithësi dieta është e lirë sepse sëmundja nuk lidhet në mënyre të veçantë me ushqimet. Evitohen ose pakësohen ushqimet e tharta apo me shumë aciditet si salcat, agrumet, uthullat, ushqimet pikante, gatimet me shumë yndyrna… Eshtë e rëndësishme të respektohen rregullisht vaktet ushqimore dhe nga pak ushqim edhe midis vakteve.
2 - Çfarë na demton nëse vuajmë nga kjo sëmundje?
-Na dëmtojnë nje grup ilaçesh që quhen anti inflamatore apo qetësues të dhimbjes si : Aspirina, Advili, Ibuprofeni, Voltareni, e të ngjashem me to.
- Dëmton shumë duhanpirja sepse ndikon drejtpërdrejt në rishfaqjen e sëmundjes dhe e vështirëson shumë trajtimin e saj.
- Dëmton gjithashtu alkoolizmi dhe përdorimi i drogërave.
3 - A duhet ateherë, të përdoret Aspirina e të ngjashëm me të?!
Ilaçet duhet të përdoren gjithmonë me rekomandimin e mjekut, kur ai e kosideron të domosdoshme. Aspirina është një ilaç që përdoret gjerësisht në trajtimin dhe parandalimin e shumë sëmundjeve si: sëmundjeve të zemrës, enëve ëe gjakut, reumatizmës etj. Eshtë mjeku ai që e rekomandon sipas sëmundjeve, apo e ndalon përdorimin e Aspirinës në rrethana të ndërlikimeve prej saj. Pra duhet kuptuar se është MJEKU ai që vendos përdorimin e Aspirinës kur ajo duhet përdorur, apo ndalimin e saj kur shkakton ndërlikime.
4- A shërohet semundja ulçeroze?
Po, ulçera është një sëmundje e shërueshme në ditët tona. Ajo mbyllet plotësisht brënda 3-4 javësh dhe dhimbja zhduket e pacienti ndjehet shumë mire. Kujdesi, sa me siper, lidhur me mënyrën e shëndeteshme të jetesës, bēn që ajo të përsëritet rallë e larg në kohë.
5- A përdoren edhe antibiotikë për shërimin e ulçerës?
Po, përdoren antibiotike të përcaktuar saktë në skemat ndërkombëtare të trajtimit të sëmundjes. Mënyra dhe koha e përdorimit përcaktohen nga mjeku. Jo çdo lloj antibiotiku përdoret për trajtimin e saj.
6- Përse përdoren antibiotiket?
Përdoren sepse sëmundja ulçeroze ka lidhje shumë të ngushtë me një mikrob që quhet Helikobakteri i Pilorit. Duhet të çrrënjoset ky mikrob që ulçera të mos rishfaqet pas trajtimit dhe shërimit.
7- A gjendet në gjak ky mikrob?
Jo, mikrobi nuk kalon asnjëherë në gjak prandaj nuk kërkohet në rrjedhjen e gjakut. Nëse duhet, ai kërkohet në stomak me metoda që kanë lidhje direkt me stomakun, apo indirekt me të, përmes analizave të veçanta në feçe apo frymëmarrje. Përfundimisht, prania e Helikobakterit ose mungesa e tij, kërkohet në stomak.
8- Po në gjak?
Në gjak gjenden anti trupat kundër këtij mikrobi. Janë të pranishme edhe kur mikrobi nuk është mē në stomak, ndaj nuk vërtetojnë praninë e tij në atë moment që ne kërkojmë. Ato mund të mbeten shenjë e një infeksioni të kaluar që nuk është më, ndaj nuk vlejnë për mjekim!
9- A ka rreziqe kjo sëmundje?
Sëmundja ulçeroze është e shërueshme, por e lënë në harresë, e neglizhuar, e vetēmjekuar, pa konsultuar me mjekun, ka shume rreziqe dhe komplikacione, që e vështirësojnë shumë mjekimin dhe mund të bëhen shkak i rëndësishem e kërcënues për jetën.
Kështu quhet kanceri që e ka origjinen në muret e zorrës së trashë. Kryesisht ai fillon nga shtresa e mukozës së zorrës së trashë dhe quhet Adenokarcinoma.
Kush e shkakton kancerin e zorrës?
Ne mbi 90% të rasteve shkaktarë të këtij kanceri janë faktorë të ambjentit si, dieta e varfër me fibra, ushqimet e pasura me yndyrna, përdrimi i alkoolit, duhanpirja, sëmundje paraprake në zorrë si Koliti Ulceroz, polipet etj…
Kush janë disa nga shenjat madhore të kancerit të zorrës?
⁃ Çrregullimi i jashtëqitjes
⁃ Jashtëqitje me gjak ose gjak në feçe me analiza
⁃ Diare ose kapsllëk apo ndjesia e zbrazjes jo të plotë
⁃ Dhimbje të barkut që fillojnë dhe vazhdojnë si të tilla
⁃ Humbje në peshë pa e kuptuar pse!
Në çfarë moshe shfaqet kanceri i kolonit?
Në përgjithësi kanceri i kolonit shfaqet pas dekadës të 4 apo të 5 të jetës. Në ditët tona raportet e kancerit me moshën kanë ndryshuar. Kanceri i zorrs po diagnostikohet mjaft shpesh edhe në moaha të reja. Për këtë arsye duhet të vlerësohen seriozisht shenjat, konsultat mjekësore dhe ekzaminimet e rekomanduara.
A është kanceri i zorrës sëmundje e trashëguar?
Në 5 % deri 10% të rasteve sëmundja ka karakter trashëgues. Sëmundje të veçanta si Sindroma Lynch apo Polipozat familjare etj, janë të njohura për rolin e drejtpërdrejtë që luajnë në shfaqjen e kancerit të zorrës. Historia familjare për karcinome luan gjithashtu një rol me rëndësi. Njerëzit që kanë pjestarë të familjes me sëmundje malinje duhet ta vlerësojnë me seriozitet këtë fakt.
Si zbulohet kanceri i kolonit?
Ka tre ekzaminime bazë për të zbuluar kancerin e kolonit.
-Analiza e feçeve për praninë e gjakut.
-Sigmoidoskopia për anën e majtë të zorrës.
-Kolonoskopia për kontrollin e gjithë zorrës.
Të tre këto ekzaminime janë të vlefshme për të zbuluar kancerin e zorrës në stade të herëshme kur edhe trajtimi është i mundshëm.
A mund të kurohet kanceri i kolonit?
Aktualisht kanceri i kolonit është gjerësisht i trajtueshëm dhe shpesh i kurueshëm kur lokalizohet vetëm në zorrë. Trajtimi kirurgjikal është metoda e zgjedhur e trajtimit në rreth 50% të rasteve. Në pjesën tjetër të rasteve, kirurgjia sëbashku me metoda të tjera si kimioterapia apo radioterapia, funksionojnë në kombinime me njëra tjetrën. Metodika zgjidhet në varësi të stadit të sëmundjes.
Kësisoj, rezultati i trajtimit dhe kurimit, varet nga stadi në të cilin është sëmundja në momentin e diagnozës.
Si të sigurohemi se nuk vuajmë nga kanceri i zorrës?
Nuk duhet të nënvleresohen shenjat e mësipërme që mund të kenë lidhje me kancerin e zorrës. Vetëm konsulta me gastroenterologun është rruga që duhet të ndiqni për të vazhduar më tej dhe për tu garantuar për sëmundjen apo jo të kolonit.
Për më tepër siguri, Kolonoskopia është ekzaminimi i sigurt përmes të cilit mund të ekzaminohet koloni në mënyrë të plotë dhe të sigurt.
Po nëse nuk ka asnjë shenjë a duhet kontrolli i kolonit?
Po. Kolonoskopia është e rekomandueshme edhe në mungesë të shenjave klinike, e lidhur vetëm me moshën! Shoqatat botërore të gastroenterologjisë e rekomandojnë kolonoskopinë në moshën 45 vjet për gjithë popullsinë dhe pesë vjet përpara, pra në moshën 40 vjet, te njerëzit që kanë të dhëna familiare për sëmundje kanceroze. Kjo për faktin se në forma të herëshme, kanceri i zorrës mund të mos ketë shenja klinike, por, nga ana tjetër, në format e herëshme trajtimi është kurues dhe shërues.
Mos neglizhoni asnjëherë të jeni të informuar, të ndiqni dhe të zbatoni rekomandimet e mjekëve, sepse për këtë sëmundje, varet edhe nga ju shpejtësia e diagnozës së herëshme dhe trajtimi kurues!!
Për të ulur presionin e lartë të gjakut, rekomandohet të ndiqni një dietë të shëndetshme me pak kripë, të ushtroni rregullisht, të humbisni peshë nëse është e nevojshme, të shmangni alkoolin dhe të mos pini duhan. Konsultohuni me mjekun tuaj për medikamentet e mundshme.
Simptomat e diabetit përfshijnë etje të tepërt, urinim të shpeshtë, lodhje, humbje peshe të pashpjegueshme, shikim të turbullt dhe shërim të ngadaltë të plagëve. Nëse përjetoni këto simptoma, kontaktoni mjekun tuaj.
Simptomat e një infeksioni urinar përfshijnë një ndjesi djegieje gjatë urinimit, nevojë të shpeshtë për të urinuar, urinë me erë të keqe ose të turbullt, dhe nganjëherë dhimbje në pjesën e poshtme të barkut.
Shenjat e hershme të kancerit të lëkurës përfshijnë ndryshime në ngjyrën, formën ose madhësinë e njollave ekzistuese të lëkurës, formimin e njollave të reja të pazakonta, dhe plagë që nuk shërohen.
Për të parandaluar infeksionet e frymëmarrjes, lani duart shpesh, shmangni kontaktin me njerëz të sëmurë, mbani një sistem të fortë imunitar përmes një diete të shëndetshme dhe aktivitetit fizik, dhe vaksinoni veten kundër gripit dhe pneumonisë.
Nëse përjetoni dhimbje të forta abdominale, është e rëndësishme të kontaktoni menjëherë mjekun tuaj ose të kërkoni kujdes emergjent, pasi kjo mund të jetë shenjë e një problemi serioz, si apendiciti, ulcerë, ose një infeksion.